“Oficeri i Policisë që arrestoi ish-deputetin demokrat, është kapur në përgjime duke blerë vota”
Me dhjetra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po kërkojnë lirimin e qytetarëve që u ndaluan sot gjatë protestës kundër kryeministrit Rama, ku midis të ndaluarve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu.
Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, i ka cilësuar arrestimet si të paligjshme, duyke shtuar më rej se Rama ka provokuar banorët që protestojnë kundër projektit të qeverisë, duke shkuar në një fabrikë mielli.
Gjata ka akuzuar po ashtu se oficeri i Policisë Gjyqësore që arrestoi sot ish-deputetin Balliu, është kapur në përgjime duke blerë vota.
“Paligjshmëria qëndron në faktin se ka gjithë ditën që ish-deputeti mbahet gjithë ditën i ndaluar, ndërkohë që nuk jepet asnjë provë.
Oficeri i policisë gjyqësore që ka bërë arrestimin është një nga ata që është kapur në përgjime duke blerë votat në zgjedhjet e parakohshme në 2016 në Dibër”, tha Gjata.
KOHA JONË SONDAZH

