Oficeri nga Shkodra e mori koronavirusin nga refugjatët sirianë
Harta e të prekurve me koronavirus është zgjeruar edhe me Shkodrën, e cila regjistron 2 dy raste, njëri prej të cilëve një oficer policie. Ai mban detyrën e oficerit të Policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policinë e Shkodrës dhe dyshohet të jetë infektuar nga refugjatët sirianë që kanë mbërritur në këtë qytet, me qëllim final udhëtimin drejt vendeve të tjera të BE.
Të njëjtat burime policore bëjnë me bëjnë me dije se janë izoluar 5 anëtarë të familjes së oficerit S.D dhe u janë marrë testet edhe 5 anëtarëve të tjerë. Ofieri i Policisë Gjyqësore pritet të niset drejt spitalt infektiv të Tiranës, për një mjekim më të specializuar.
Ai ka të gjitha simptomat e Covid 19, por ka qëndruar në shtëpi. Përkeqësimi i gjendjes detyroi autoritetet ta dërgojnë në Spitalin Infektiv të Tiranës.