OFL çon në SPAK 8 emra të botës së krimit

Policia ka referuar në SPAK 8 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë. Deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në gjykatë për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për sekuestrimin e pasurive.

Drejtuesi i SPAK do të zhvillojë një mbledhje me prokurorët për të diskutuar se si do procedohet me materialin e referuar nga OFL, pasi një pjesë e materialeve të referuara nga policia janë të gjykuara me vendim të formës së prerë dhe një pjesë janë të sekuestruara dhe ende ndodhen në proces gjyqësor.

Disa prej emrave janë: Lul Berisha, Ardian Çapja, Arben Isufaj, ( Ben Qimja), Sajmir Taullau.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?