OFL i çoi letrat, flet avokati i Ervis Martinajt

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot kërkesën për të deklaruar pasurinë Ervis Martinajt një personazh i njohur për drejtësinë, nën hetim për përplasjen me armë në Bllok. Avokati i tij, Mirash Martini thotë se Martinaj nuk është subjekti i aktit normativ “Anti-KÇK”, pasi në nenin 5 të këtij ligji janë të përcaktuara se kush janë subjektet. Sipas avokatit, Ervis Martinaj nuk është hetuar dhe as i dënuar për veprat penale, ku parashikohet sekuestrimi i pasurisë. Gjithsesi, ai tha se klienti i tij do ti përgjigjet policisë dhe do të deklarojë pasurinë. “Jemi në dispozicion për çdo pyetje të OFL në lidhje me pasurinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?