OFL i çon letrat e pasurisë Serjanit/Mik me Shullazin, në 2015 i shpëtoi atentatit
Pajtim Serjani të cilit OFL i kërkoi sot të justifikojë pasurinë, është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.
Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.
Serjani lëvizte në Tiranë me makina të blinduara ndërkohë që njihet si miku i Emiljano Shullazit. Në shtator 2017 policia i sekestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.
KOHA JONË SONDAZH

