OFL në Durrës, zbulohet se çfarë po verifikon

Policia e Durrësit dhe OFL ka bërë kontrollin e disa automjeteve luksi, ku në mesin e tyre janë edhe mjete të blinduara. Mësohet se po bëhen verifikimin e këtyre automjeteve për dokumentacion. Kujtojmë se operacioni i policisë në bashkëpunim me strukturat e Operacionit Forca e Ligjit u shtri në të gjithë vendin, ku po verifikohen makina e prodhimit nga viti 2016 deri në 2020. Për makinat me probleme, pas bllokimit vijon procedura për verifikimin e tyre, ku të dhënat do të kalojnë në filtër edhe nga OFL.

Një urdhër i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, është që të pezullohet çdo targim i mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri dhe njëkohësisht që të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve të blinduara për vitin 2020.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, thotë se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi. Lleshaj thotë se konstatohet se mjetet e blinduara posedohen nga individë me precedentë penalë dhe vihet re mungesë informacioni në rastet e ndërrimit të pronësisë së këtyre mjeteve apo edhe problematika të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zbatim të shkresës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj “Mbi pezullimin e dhënies së autorizimeve për mjet të blinduar”. Me përmbajtjen e saj njihen Shefat e Sektorëve të Policisë Rrugore pranë DVP, si dhe Shefi i Sektorit të rendit dhe Shefi i komisariatit rajonal të policisë rrugore në DVP Tiranë, me qëllim zbatimin në praktikë të detyrimit për pezullim/ndërprerjen deri në një njoftim të dytë, të të gjithë procedurave administrative në lidhje me lëshimin e autorizimeve për targimin dhe qarkullimin e mjeteve të blinduara në pronësi/përdorim të personave fizik. Deri në ndryshimin e aktit normativ ekzistues, edhe nëse ndonjë shtetas disponon një kontratë të rregullt ligjore si pronar i mjetit të blinduar dhe ata që aktualisht disponon një targë të rregullt të regjistrua të mjetit të blinduar nuk do të pajiset me autorizimin për targimin e tij apo autorizim të posaçëm për qarkullim deri në një njoftim të dytë. Për rrjedhojë nuk do të lejohen të qarkullojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?