Ogerta Manasatirliu, apel maturantëve: Sot afati i fundit i fazës së parë të aplikimit për në universitet

Ministrja e arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasatirliu i bëri apel sot maturantëve të plotësojnë formularin A2 me 10 degët preferenciale.

Në një postim në rrjetet sociale Manastirliu tha se “sot është afati i fundit për të gjithë maturanatët i raundit të parë të aplikimit për në universitetet tona”.

Konfirmimin e të dhënave në sistem e kanë bërë rreth 20 mijë maturantë dhe se të drejtën të aplikojnë për sistemin bachelor e kanë ata maturantë që kanë mesatare mbi 6.5, ndërsa ata që e kanë më poshtë mund të aplikojnë për sistemin profesional 2-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë në ato degë që kanë konkurs, listat dhe afatet do t’i gjejnë pranë fakulteteve përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 28 gusht është faza e ankimimit.

Më 30 gusht-13 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje prej dy ditësh nga 14-15 shtator.

/k.s/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?