Ogerta Manastirliu: Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji, vaksinohuni sa më parë
Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani, në vendin tonë, janë kryer mbi 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID.
Ndërkohë, gushti është muaj i hapur i vaksinimit dhe Ministrja ka apelur qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për t’u vaksinuar.
“Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime #antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë.
Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit“,- shkruan Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

