“Ohhh nëna ime”/ Manastirliu flet për pamjet tek Infektivi: Jo politikë me virusin
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të mësohen tashmë duke jetuar me distancimin social dhe maskën si një realitet të ri për kohën ku po jetojnë. Ministrja i është përgjigjur edhe akuzave politike duke theksuar se nuk është koha që të bësh politikë me virusin.
”Nuk jemi vonë, duhet të përfitojmë nga cdo ditë për të krijuar barrierën e nevojshme që ky virus të mos gjejë terren. Për fat të keq ka dhe nga ata që unë i them mjek të politikës e politikanë të mjekësisë, që e shfrytëzojnë situatën për të bërë politikë me virusin. S’mund të bëhet politikë me virusin, mjekët që punojnë në dy spitalet e dinë mirë se çfarë po shohin e po përjetojnë familjarët e atyre të prekurve e dinë mirë çfarë po përjetojnë që rrinë poshtë spitalit për të pritur një lajm nga i afërmi i tyre. Nuk është vonë për të bërë atë që kërkohet, nga ata mjekë të politikës nuk kërkohet shumë se kur e patën mundësinë të drejtojnë vendin e sistemin shëndetësor nuk bënë asgjë”.