Oketa dhe Biberaj zgjedhin kuvendin e Berishës
Konflikti me Sali Berishën i largoi nga PD-ja në drejtim të FRD-së. Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa, në Partinë Demokratike i ktheu Lulzim Basha si anëtarë të Këshillit Kombëtar, por sot ata kanë zgjedhur të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit thirrur nga Berisha.
”Unë kam firmosur para disa javësh, pasi kam ndjekur vullnetin e shumicës”, thotë Aleksandër Biberaj për ”A2cnn”. “Nuk e kam firmosur formularin. Do të jem aty jo si mbështetës i zotit Berisha, por si përfaqësues i PD-së, i cili respekton statutin dhe institucionet”, thotë Oketa.
Oketa dhe Biberaj i kërkojnë deputetëve të PD-së dhe strukturave vendimmarrëse të reflektojnë mbi këtë situatë ku ndodhen demokratët e të mos mendojnë për interesat personale, me qëllim që kjo parti të mos asgjësohet.