Oliver Varhelyi: Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSCE-ODIHR, thelbësore për Shqipërinë në BE

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi mbështet punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Me anë të një postimi në “Twitter”, Varhelyi tregon se ka pasur një diskutim me Rudina Hajdarin dhe thekson se Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSCE-ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën e BE-së.

“Patëm një diskutim të mirë sonte me Rudina Hajdarin në rolin e saj si bashkëkryetare e komisionit parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore për të shprehur mbështetjen për punën në vazhdim. Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSCE-ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën e BE-së”, shkruan Varhelyi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?