Olsi Rama shkon sërish në SPAK: Shpjegimet e mia i dhashë aty brenda

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Edi Rama këtë të premte u paraqit sërish në SPAK. “Isha në SPAK si person në dijeni, shpjegimet e mia i dhashë aty brenda”, deklaroi ai për gazetarët, pas daljes nga SPAK. Herën e fundit që vëllai i kryeministrit u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme ishte 28 qershori i këtij viti. Herën e kaluar ai mohoi çdo lidhje me bosët e dosjes “Xibraka”, ndërsa dha një shpjegim për përdorimin e një mjeti për të cilin është akuzuar publikisht nga Gazment Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?