”Open Balkan”, Vjosa Osmani: Ballkani rrezikohet nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi që pati këtë të enjte me homologun nga Shqipëria, Ilir Meta, foli ndër të tjera edhe për ”Open Balkan”. Osmani ka theksuar se është kundër çfarëdo ideje, e cila përpiqet ta trajtojë në mënyrë jo të barabartë Kosovën.

”Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave rajonalë, nëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”.

Duke iu referuar iniciativës “Ballkani i Hapur”, ajo ka theksuar se nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën.

Nisma për bashkëpunimin rajonal e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

SHKARKO APP