Operacion anti-drogë në Vlorë, në pranga kryeplaku i Kaninës e zyrtari i OSHEE
Një operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës. Bëhet me dije se tre persona të identifikuar si Fatbardh Kapllanaj, Engjëllush Kapllanaj, dhe Klajdi Kapllanaj janë shpallur në kërkim.
Në njoftimin e policisë sqarohet se në vendin e quajtur “Çairet” në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të në banesën e shtetasit Fatbardh Kapllanaj u gjetën dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Po ashtu në një ambient pranë banesës së tij, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharje.
Për këtë çështje janë vënë në pranga kryeplaku i fshatit Kaninë Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”.