Operacion anti-kanabis, Dukagjini “pushtohet” nga RENEA dhe 450 forca policie

 

Zona më e nxehtë pas Lazaratit, sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike është vlerësuar ajo e Dukagjinit dhe zona malore të Shkodrës. Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat RENEA  dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një Operacion të gjerë anti-Cannabis në Dukagjin

Operacioni i koduar “Brashta” ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë në Dukagjin, në zonën Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi. Operacioni është masiv dhe momentalisht po punohet për shkatërrimin e parcelave të kultivuara më bimë narkotike. Në operacion marrin pjesë dhe Drejtori i FLO , Drejtori i Krimeve të Rënda dhe Drejtori i Policisë Shkodër

Në këtë operacion janë përfshirë 450 forca policore dhe 70 automjete. Operacioni do vijojë në të gjithë territorin e Dukagjinit.

SHKARKO APP