Operacion antidrogë në Sarandë e Delvinë, 12 të shoqëruar
Një operacion antidrogë është zhvilluar në Sarandë, për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge, hetimet ndaj të cilit kanë nisur që prej vitit 2020.
Prej orëve të para të mëngjesit, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa.
Hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompetencë i ka kaluar më pas Prokurorisë së Gjirokastrës. Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.
Në Sarandë është ndaluar B. Haderi, me precedentë penale, me masë sigurimi “Arrest në burg”, G. Koshi me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe Dh. Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvinë janë M. Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penale dhe O. Kalo.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

