Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, shkatërrohet grupi kriminal i drogës, disa të arrestuar

Shkaterrohet nje rrjet i trafikut te drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërkohë që janë prerë fletë-arresti për 20 të dyshuar.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë ka angazhuar të dy policitë, që gjatë nates kanë nisur oepracionin, duke vënë në pranga shqiptarë dhe italianë.

Hetimet nisen nga Prokurori në Bolonjë, që gjurmoi organizatën e trafikantëve të drogës, kryesisht me kombësi shqiptare, të rrënjosur mirë në territorin italian.

Sipas hetimeve, në zonën e Riviera Romagna dhe nga gjurimi në linjat e furnizimit të sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës, u verifikua se ato vinin nga Amerika e Jugut dhe Europa Veriore, si dhe marihuana që vinte kryesisht nga Maqedonia dhe Shqipëria.

SHKARKO APP