Operacion i rrallë në QSUT, shpëtohet jeta e foshnjes 7-ditëshe

Një operacion i rrallë është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një foshnje vetëm 7 ditëshe i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.

Lajmi është bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se ky operacion i rrallë është realizuar nga prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, ndërsa foshnja është drejt shërimit të plotë.

“Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh.
Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Altin Veshti, prof. Arben Baboçi, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël.
Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?