Operacion masiv në Pogradec, sekuestrohen armë, drogë dhe 100 mijë euro
RENEA, FNSH, forcat Shqiponja dhe Forcat e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar një operacion masiv për drogë, armë dhe kapje të personave në kërkim në Pogradec.
Burime bëjnë të ditur se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, mbi 100 mijë euro e lëndë narkotike. Forcat RENEA kanë rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm.
Deri më tani janë shoqëruar 14 persona.
E. Llapushi akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan në vitin 2021. Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje deri në vrasje.
KOHA JONË SONDAZH

