Operacion në Memaliaj, asgjësohen 16 mijë rrënjë hashash

Policia ka goditur një tjetër rast te kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen rreth 16 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

“Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike , në vendin e quajtur  “Përroi i Selaj” , Zhapokikë 1  , Njësia Administrative Luftinjë , Memaliaj  , u konstatuan dhe u asgjësuan në 20 parcela  rreth 16 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva”, njoftoi Komisariti i Policisë Memaliaj.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?