Operacion policor, arrestohen 8 shtetas për prodhim e shitje narkotikësh

Lufta ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike është shtrirë në të gjithë vendin dhe në këtë kuadër, gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar 8 persona.

Sipas burimeve policore, 6 persona janë arrestuar në një operacion të përbashkët policor mes drejtorisë së Policisë Tiranë dhe Drejtorisë së Policisë së Fierit. Teksa dy të tjerët janë arrestuar në Berat dhe Gjirokastër. Siç njoftojnë burimet policore, mësohet se në operacionin e zhvilluar mes Tiranës e Fierit, janë prangosur:  Gëzim Hodaj, 24 vjeç, banues në Mallakastër, Sefer Hodaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër, Shkëlqim Merkaj, 36 vjeç, banues në Fier, Erjon Merkaj, 31 vjeç, banues në Fier, Thodhori Demçe, 20 vjeç, banues në Gjirokastër, Taulant Boci, 31 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E.H, 20 vjeç, banues në Mallakastër, F.H, 22 vjeç, banues në Ballsh.

Këta shtetas u kapën në flagrancë tek kryqëzimi i fshatit Gorishovë, Fier, me një sasi prej 10 kg e 283 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjatë momentit të arrestimit, ka patur disa të shtëna armësh nga ku dyshohet se kanë qënë shtetasit F.H dhe E.H.

Policia gjatë operacionit në fjalë sekuestroi në cilësinë e provës materiale 9 telefona celulare, një automjet i markës Audi TT, me targë AA574LD, një fishek model 56 e cila ju gjet shtetasit Gëzim Hodaj. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për shtetasit Gëzim Hodaj, Sefer Hodaj, Shkëlqim Merkaj, Erjon Merkaj, Thodhori Demçe dhe Taulant Boci, akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” e “Kanosjes”, në ngakrim të shtetasve E.H dhe F.H. Në Berat mbrëmjen e djeshme u arrestua, Asllan Harshin, 48 vjeç,  banues në Malas Breg, Kutalli, Berat. Arrestimi ndaj shtetasit të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 102 gram lëndë narkotike marijuanë si dhe disa bimë narkotike të kultivuara Canabis Sativa.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim  dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”. Në Gjirokastër ra në prangat e Policisë, Dilaver Kapllani, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 8,3 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit47 vjeçar banues në fshatin “Allkomemaj”, Tepelenë .Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

SHKARKO APP