Operacione antikanabis, asgjësohen 2200 rrënje bimë narkotike

Policia e Shkodrës dhe ajo e Vlorës kanë asgjësuar gati 2200 rrënjë bimë të dyshuara Canabis Sattiva gjatë 24 orëve të fundit.

Burime policore konfirmojnë se në Shkodër janë asgjësuar 1822 rrënjë bimë kanabis, teksa në Vlorë shifra është 400. Sa i takon qarkut të Shkodrës mësohet se në fshatin Malagji, në komunën Temal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 5 parcela me gjithsej 1037 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në fshatin Mlloj, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar, 6 parcela me gjithsej 223 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në fshatin Xhaj, në komunën Shkrel, në Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjesuar, 3 parcela me gjithsej 562 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP