Operacione në Shkodër dhe Pukë, asgjësohen 1724 rrënjë kanabis

Policia e Shkodrës ka njoftuar se janë asgjësuar 1724 rrënjë kanabis sativa në disa operacione në Shkodër dhe Pukë.

Në fshatin Kajvall të Shkodrës janë gjetur 6 parcela me 539 rrënjë kanabis; në fshatin Qerret të Shkodrës janë gjetur 8 parcela me 960  rrënjë kanabis; në fshatin Reç i Ri të Shkodrës janë gjetur 25 rrënjë kanabis; në vendin e quajtur Gryka e Majës, në fshatin Berishë të Pukës, janë gjetur 2 parcela me 200 rrënjë kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?