Operacioni antidrogë, 33 të arrestuar në Itali dhe 1 në Shqipëri

Policia shqiptare në bashkëpunim me homologët italianë, finalizuan një operacion antidrogë për goditjen e një organizate që trafikonte lëndë narkotike kokainë dhe marijuanë në zonën e Milanos. Në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit mësohet se operacioni “MIRACOLO II”(mrekullia) u organizua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri dhe në fund të tij u arrestuan 33 persona në Itali dhe 1 në Shqipëri.

Nga Policia e Shtetit u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Fier, Tiranë dhe Elbasan. Në Shqipëri, u arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç.

Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta. Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?