Operacioni “Baron”, një nga të arrestuarit i dënuar më parë për trafik droge, sapo kishte dalë nga burgu
Ky është Ded Nimani, i arrestuar sot nga policia e shtetit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Baron”, ku u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.
Ora News mëson se ai nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu, pas kryerjes së dënimit për trafik droge.
Bashkë me të u arrestuan dhe efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi dhe Luan Gaçi.
Kapja e tyre është bërë në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit. Efekti i RENEA-s Liçi dhe shtetasi Ded Nimani janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi me një pako lëndë narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
/ Burimi: Ora News
KOHA JONË SONDAZH

