Operacioni “Enigma”/ Ilir Proda falënderon Policinë e Durrësit për goditjen e grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur falënderime dhe vlerësim të lartë për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Forcës së Posaçme Operacionale, pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Enigma”.

Në një deklaratë publike, Proda theksoi se ky operacion kishte një shkallë të lartë rrezikshmërie, pasi synonte kapjen e disa personave në kërkim për krime të rënda kundër jetës dhe në fushën e narkotikëve. Personat në fjalë qarkullonin të armatosur, me armë zjarri gati për përdorim.

“Përballja me këtë rrezik me vendosmëri dhe profesionalizëm është tregues i nivelit të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit tuaj,” u shpreh Proda, duke vlerësuar kurajën e treguar gjatë gjithë operacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e cilësoi “Enigmën” si një operacion me impakt të madh publik, që kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit. Po ashtu, Proda u bëri thirrje të gjitha strukturave të vijojnë me përkushtim luftën kundër krimit në çdo cep të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi së bashku në betejat e përditshme për ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë,” përfundoi kreu i Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?