“Operacioni Forca e Krimit e KÇK, terrorizon qytetarët nuk ndalon kriminelët”
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook dy masazhe të qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit të cilet denoncojnë sjellnë brutale të policsië gjatë kontrolleve në rrugë.
Qytetarët pretendojnë se asnjë kriminel apo person me rrezikshmeri nuk kontrollohet vetem qytettarët e thjeshte që shkojnë në punën e tyre bien pre e një reprezalje policore.
Ja postimi i plotë:
Stop terrorit ndaj qytetarëve!
Operacioni Forca e Krimit e KÇK terrorizon qytetarët nuk ndalon kriminelët!
Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë! sb
Pershendetje i nderuar doktor
Do të doja të bëja publike diçka që më ndodhi sot.
Ishim nisur dy çifte për një fundjavë (e premte, e shtunë) për në Korçë.
Në Elbasan disa persona me kapuça që vonë e kuptova qe ishin polica na ndaluan për kontroll
Me një sjellje arroganti na nxorren përjashta dhe na lanë 30 min pa xhupa (nuk na lejuan ti merrnim). E shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet. Vazhdojmë udhetimin për në Korçë dhe po e njëjta skenë në Pogradec. Perseri 30 min jashtë dhe kontroll të imtësishem makinës. E njejta gjë edhe sot kur u kthyem, na ndaluan përsëri. Si persona që se kemi parë kurrë komisariatin u terrorizuam. E gjitha shoë gjoja sikur do godasin krimin.
Ju uroj shendet
Doktor.Pershemdetje.
Çdo kontroll bëhet selektiv si në Skrapar dhe Berat
Nuk lontrollohen kriminelët.Të lutem, unë nuk kam mundësi. Në Skrapar nuk preken kriminelet. Të lutem nuk kam fuqi të ngre zërin
Do më falësh që shkruj vonë, por tani erdha nga Berati dhe është raprezjale. Dhe ne në diktaturë nuk ndodh kështu. Asnjë të fortë nuk kanë kontrolluar ketu..ruaj anonimatin.