Operacioni i kokainës, jepet masa për babë e bir, zbardhen dëshmitë në sallën e gjyqit







Kujtojmë se në kudër të operacionit “Përpjekja e fundit”, ku u ndoq dhe plagos Bledi Peca, teksa udhëtonte në makinën e 22-vjeçarit Arbër Murati, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij të fundit.
Në dhomën e gjumit të Arbër Muratit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan. Për pasojë u arrestuan në kushtet e flagrancës vëllai dhe babai i tij, ndërsa është shpallur në kërkim 22-vjeçari.

