Operacioni i SPAK, zbardhet “masakra” e Bradasheshit dhe vrasja e mikut të Dumanit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i fundit i SPAK, ku janë lëshuar 35 urdhër arreste, zbardhjes së 6 ngjarjeve kriminale të regjistruara në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat.

Bashkëpunëtori i SPAK Nuredin Dumani, në dëshmitë e tij të reja, ka zbardhur dy ngjarje të rëndë kriminale: Masakra e Bradasheshit dhe vrasja e mikut të tij në fshatin Sinabalaj, Klevis Kapllanajt.

Masakra e regjistruar në Bradashesh më 29 dhjetor 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, i njohur me nofkën “Tarzani”, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Durunai. Ky atentat dyshohet se është organizuar nga Mikael Qosja alias Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit”, teksa është porositur nga vëllezërit Çopja që nga Dubai, me të cilët kishte përplasje grupi i “Tarzanit”. I përfshirë dyshohet se ka qenë dhe i shumëkërkuari i drejtësisë Talo Çela.

Gjithashtu është zbardhur edhe vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë me 14 plumba brenda automjetit të tij më 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Klevis Kapllani ishte mik i ngushtë i Nuredin Dumanit, që solli dhe përplasjen me Talo Çelën. Nuredin Dumani dyshonte se Talo Çelo ishte i përfshirë në ngjarje dhe në shenjë hakmarrje,ekzekutoi Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës, 2 ditë pas kësaj ngjarje.

Po ashtu është zbardhur dhet atentati ndaj dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho, ngjarje e ndodhur rreth orës 00:45 në fshatin Murras të Elbasanit, sapo kishte nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019. Ndaj tyre u zbrazën 24 plumba, teksa Klevi Baho humbi jetën dhe vëllai i tij mbeti i plagosur.

 

SHKARKO APP