Operacioni “Lapraka”- Arrestohen tre persona, shperndanin heroinë dhe kokainë

Tre persona janë aerrestuar në një tjetër operacion policor të koduar “Lapraka”, të cilët merreshin me tregëtimit të drogave të forta.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë e kokainë, automjet, motorr, dorezë metalike dhe aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të rregjistruar në 2019, finalizuan operacionin policor të koduar “Lapraka” në fushën e tregëtimit të lëndëve narkotike, gjatë të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë 3 shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arrestuar në këtë operacion janë– A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë; – A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen) – F. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?