Operacioni “Metamorfoza”, Apeli i GJKKO lë në burg 6 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur masën “arrest me burg” për 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Edmond Preka ankimuan vendimin e shkallës së parë që i la pas hekurave, por Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e miratoi kërkesën e tyre.

Një ditë më parë, SPAK nisi hetimin pasuror për të arrestuarit, të cilët akuzohen se vepronin si grup i strukturuar kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria kërkon informacione nga banka të nivelit të dytë dhe institucione shtetërore për ish-shefin e operacionales, prokurorinë e Kukësit dhe të tjerë persona që dyshohet se kanë planifikuar krime, deri në vrasje përmes ndërhyrjeve dhe pagesave të majme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?