Operacioni ndërkombëtar/ Ish-nënkomisari i policisë së Fierit u hodh nga ballkoni i shtëpisë sapo pa SPAK
Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj ishte mes të dyshuarve që u arrestuan sot, në super operacionin antidrogë, që po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.
Raportohet se Lelaj është hedhur nga kati i dytë i banesës, sapo ka parë efektivët e policisë.
Për pasojë, ai ka pësuar fraktura në këmbë, por pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është dërguar drejt Tiranës.
Të gjithë personat e arrestuar nga SPAK, në operacionin e trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, janë nisur drejt Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

