Operacioni në Fier, tepelenasi kapet me 402 kg kanabis në furgon

Policia e Fierit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge ditën e djeshme dhe ka vënë në pranga një të ri. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, janë sekuestruar 402 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Eltion Lama, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në rrugën nacionale udhëtonte me automjetin tip furgon (mallrash) “Opel Vivaro”, dhe nga kontrolli i ushtruar brenda në furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 402 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” i mbetur në tentativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?