Operacioni në Krujë, Lleshaj: Historia e kanabisit ka mbaruar
Ditën e sotme është bërë me dije nga Policia e Shtetit se është finalizuar operacioni antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”. Si rezultat i operacionit në pranga janë vënë 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Për këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili thotë se operacioni i sotëm është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Historinë e kanabist, Lleshaj e quan kapitull të mbyllur për Shqipërinë.
”Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri”,-shkruan Lleshaj në Twitter.
Postimi i plotë
Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi! Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit ???♂??
KOHA JONË SONDAZH

