Operacioni në Lazarat, emrat e 14 të ndaluarve nga policia

 

Agjentët e policisë në Lazarat kanë lokalizuar vendin prej nga një ditë më parë u hap zjarr ndaj efektivëve të RENEA-s. Agejntët kanë kryer atje mbikëqyrjet e para.
Nga të dhënat e fundit mësohet se janë gjetur mbi 100 gëzhoja kallashnikovi e mitralozi dhe është vërtetuar se personat që qëlluan kanë qenë disa dhe jo një i vetëm, nisur edhe nga fakti se efektivët, ditën e mërkurë, u gjendën nën një breshëri plumbash.
Në vendin e krimit janë konstatuar gjithashtu 10 vatra zjarri, si dhe një granatë dhe një thikë. Në fshat ndodhen edhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët po koordinohen me efektivët për mbledhjen e provave materiale. Vetëm pak më herët, pas disa orë kontrolle, policia arrestoi 3 persona të tjerë, të dyshuar si anëtarë të "grupit të zjarrit", duke e çuar në 14 numrin e të arrestuarve.

Policia e Shtetit vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

Gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas:

1.     Zhaklin Dërxho                                           8. Gurim Skënderi

2.     Albon Meçi                                                   9. Denis Mahmutaj

3.     Rustem Mahmutaj                                    10. Xhuljano Nuri

4.     Fatmir Gërveshi                                          11. Sinan Rabaj

5.     Jeton Kalemi                                                12. Sevo Shurdhi

6.      Xhuljan Malo                                              13. Gerald Bime

7.     Xhemil Gjolleshi                                          14. Eligent Basha

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë rinisur kontrollet në fshatin Lazarat dhe në banesat e personave të shpallur në kërkim.

Ndërkohë grupi hetimor po kqyr vendin ku u sulmuan me armë forcat e Policisë. Të dhënat paraprake evidentojnë të paktën 10 vatra zjarri, ku u sekuestruan rreth 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë.

Policia e Shtetit përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. 

Lajme të tjera për këtë ngjarje në "Koha Jonë":

RENEA nis supërmësymjen në Lazarat

Banorja e Lazaratit: Shteti të largojë kriminelët

Ibrahim Basha shpallet Dëshmor i Atdheut

Oficeri i RENEA-­s rrëfen: Si na ngritën pritë në Lazarat

Shkon në 14 numri i të ndaluarve në Lazarat

Braho: Kamorra e Berishës na zuri në befasi

Operacioni i policisë sot në Lazarat 

Ceremonia për Ibrahim Bashën, homazhe në Pallatin e Brigadave

Tahiri: Ibrahim Basha u qëllua pabesisht!

Terrorizmi godet shtetin në Lazarat

Të mbijetosh në Irak dhe të vdesësh në Lazarat

 

 

SHKARKO APP