”Operacioni policor në kampin MEK ishte një aksion politik”, Meta: Mungesë transparence nga ana e qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp, foli edhe për operacionin policor në kampin Ashraf në Manzë. Ai tha se kemi të bëjmë me mungesë transparence nga ana e qeverisë si dhe ka shtuar se operacioni policor ishte një aksion politik.

”Në vlerësimin tim keni të bëjmë me një sjellje jo transparente nga qeveria jonë, veprim politik, kemi dëgjuar se angazhimi i tyre politik në kundërshtim me statusin e tyre është një nga shkaqet që është arritur në një vlerësim se kanë bërë një shkelje të marrëveshjes me qeverinë shqiptare.

Këto aktivitete janë bërë publike në Shqipëri apo edhe vende të tjera ku kanë marrë pesë shumë përfaqësues politik nga mazhoranca dhe opozita. Kjo është një alibi që nuk qëndron. Ajo që më shqetëson është humbja e jetës së një banori të kampit dhe lëndimi i shumë banorëve të tjerë e policëve që ishin të detyruar të zbatojnë një urdhër.

Aksioni nuk i shërbeu imazhit të vendit. Nuk ka asnjë transparencë të plotë nga ana e qeverisë. Vendimet e gjykatave, e dimë kush i kontrollon gjykatat e prokuroritë. Kemi ndryshim i sjelljes politike, se cila është arsyeja nuk e dimë. Qeveria jonë është e para që shkel ligjet dhe është protagoniste e dhunës”, tha ai.

SHKARKO APP