Operacioni “Shemria” – Kurbin, arrestohen tre persona me 20 kg kanabis

Policia e Kurbinit ka sekuestruar 20 kilogramë kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga tre persona, të cilët dyshohet se e kishin në zotërim drogën.

Policia sqaron se droga u gjet në afërsi të banesës së tre persona.

Të arrestuar janë Bashkim Kodra, 46 vjeç, banues në Shemri – Kurbin, Xhevahir Xhaferri , 28 vjeç, banues në Kurbin dhe Aldo Xhaferri , 29 vjeç, banues në Kurbin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga u sekuestrua në kuadër të operacionit “Shemria” në bashkëpunim me policinë e Lezhës dhe atë të Kurbinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?