Operacioni “Shpirti”/ Kim: Koha e pandëshkueshmërisë mbaroi, Reforma në Drejtësi po prodhon rezultate

Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian Italiane në 4 shtete, Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim.

Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, kjo tregon se Reforma në Drejtësi po prodhon rezultate dhe se koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.

”SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë SPAK ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht, ndërsa varfërojnë Shqipërinë përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”,-shkruan Kim në Twitter.

Postimi i plotë

Disa pretendojnë ose shpresojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron.

Shikoni aksionin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht, ndërsa varfërojnë Shqipërinë përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate.

SHKARKO APP