Operacioni “Sporti 1” në Korçë, 5 trafikantë droge përfundojnë në pranga

me sukses operacionin e koduar: “Sporti 1”. Në kuadër të këtij operacioni është kapur një sasi prej 12 kg bimë e dyshuar si “cannabis sattiva”, ku si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të dyshuar,Tomor Pengu, 47 vjeç, banues në lagjen 10; Andrea Kapurani, 22 vjeç, banues në lagjen 18; Olgor Metolli, 21 vjeç, banues në lagjen 10; Gjergji Panolli, 25 vjeç, banues në lagjen 10; Mikel Kodra, 19 vjeç, banues në Moravë- Korçë, si dhe është proçeduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi”, shtetësja me iniciale, L.K , banuese ne Vreshtas Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi kryenin aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes të bimës narkotike “canabis sativa”, në qytetin e Korçës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Tomor Pengu, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 12 kg bimë “cannabis sattiva”, 2. 2 peshore elektronike, si dhe 3. 7 aparate telefonike celular dhe një automjet i markës Alfa Romeo. 

SHKARKO APP