Operacioni ”Tempulli”, Meta: Përpjekje për të hequr vëmendjen nga arrestimi i ish-këshilltarit të Xhaçkës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se megaoperacioni “Tempulli është një përpjekje propagandistike për të shmangur arrestimin e Amant Josifit, ish-këshilltar i ish-ministres Olta Xhaçka, i cili u kap në Dubai për llogari të autoriteteve spanjolle, për mashtrime me Call Centre.
Ai shprehet edhe se ky rast tregon se kush është i lidhur me nivelet më të larta gëzon anashkalimin e drejtësisë dhe të institucioneve.
“Ishte një lajm pozitiv aksioni për kapjen e personave shpërndarës të drogës. Ajo që ishte interesante ishte përpjekja për të shmangur një lajm të rëndësishëm, arrestimi nga autoritetet spanjolle i ish-këshilltari i ish-ministres së mbrojtjes dhe ish-partner i vëllai të kryeministrit për një aferë skandaloze të përmasave 2.4 miliardë euro ku epiqendra e këtij aktiviteti ishte Shqipëria dhe roli kyç që kishte pasur ky individ. Atë që nuk mund ta bëjë drejtësia e shteti i kapur nga Edi Rama e bëri drejtësia spanjolle. Kjo tregon kush është I lidhur me nivelet më të larta gëzon anashkalimin e drejtësisë dhe të institucioneve’‘,-tha Meta.