Operatorët e transportit publik kërkojnë mbështetje për karburantin, rrezikohet reduktimi i autobusëve

Dy shoqatat që përfaqësojnë operatorët e transportit qytetas, urban dhe interurban i kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse disbursimin e kompensimit për karburantin për muajt mars, prill dhe maj 2026.

Sipas tyre, operatorët kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, por ende nuk kanë përfituar kompensimin prej 50 lekësh për litër karburant, të parashikuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave.

Shoqatat thonë se vonesa, e kombinuar me çmimet e larta të karburantit, ka rënduar financat e operatorëve dhe ka krijuar probleme me likuiditetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, ato kërkojnë pagesën urgjente të shumave të miratuara, si dhe vijimin e skemës së mbështetjes edhe pas muajit maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operatorët paralajmërojnë se, nëse situata nuk zgjidhet në kohë, mund të detyrohen të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim, çka do të ndikonte në frekuencën dhe kapacitetin e transportit publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?