Operatorët turistikë letër Ramës: Anuloni taksat dhe detyrimet për 4 muajt e sezonit veror
Në fillim tërmeti dhe tani përhapja e koronavirusit, operatorët turistikë japin alarimin se janë futur në kolaps total. Përmes një letre drejtuar ministrit të Turizmit, ministrit për Rindërtimin dhe kryebashkiakut të Tiranës, operatorët turistikë japin opsionet e tyre për të shpëtuar industrinë e turizmit në të cilën janë të punësuar rreth 300.000 mijë qytetarë.
Opsioni i parë:
Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore për një periudhë 3-6 mujore
Këste zero të pagesës së Tatim Fitimit për minimum 3 muajt në vazhdim
Suport për pagën minimale edhe për bizneset e mëdha të sektorit të Turizmit
Zhvelrësim të taksës së pronës për vitin 2020
Mosaplikim të taksës vendore për vitin 2020
Në kushtet kur turizmi nuk është shqetësimi i vetëm i qeverisë dhe fondet janë të fokusuara kryesisht në sektorin e shëndetësisë operatorët kanë një tjetër opsion për qeverinë.
Opsioni i dytë:
Duke mirëkuptuar situatën financiare të qeverisë dhe duke shpresuar që kjo situatë e krijuar të kalojë brenda dy muajsh propozojmë që për muajt Qershok-Korrik-Gusht-Shtator të mos paguajmë taksa dhe tatime.
Të shmangen sigurimet e punonjësve për 4 muaj të sezonit veror
Të mos aplikohen taksat vendore/taksa e pronës
Të pezullohet pagesa e tatim fitimit
Aktualisht aeroporti i Rinasit ka pezulluar të gjithë fluturimet, ndërkohë që të mbyllura janë edhe lundrimet e trageteve për udhëtarët nga portet e Durrësit dhe Vlorës.