“Opozita e re” në Kuvend, Mërtiri: BE, qesharake që e njeh

Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se opozita e re e futur në Parlament është një falsitet dhe është qesharake që BE dhe qeveria e pretendojnë të tillë.

Ergys Mërtiri: Kemi të bëjmë me një pushtet që nëpërmjet mjeteve korruptive ka arritur të shtjerë në dorë mediat, shoqërinë civile, deri dhe tek vjedhja dhe blerja e zgjedhjeve. Në këto kushte opozita është jashtë sistemi praktikisht. Djegia e mandateve ka qenë e drejtë në gjykimin tim. Flasim nga aspekti moral, do të sjellë, apo nuk do të sjellë gjë kjo vlen për tu parë. Vendi ka shkuar në një klimë tensioni. Tashmë politika bëhet në rrugë, nuk bëhet më në institucione. Ajo që quhet opozitë e re, nuk është opozitë është një falsitet. Është qesharake nga BE dhe qeveria që e pretendojnë që ajo të jetë një opozitë, sepse nuk është një opozitë e mandatuar dhe nuk i përket partive, të cilat janë votuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?