“Opozita erdhi sa për foto, u shitën”, banorët e Unazës e thonë troç: Legalizimet i mori kush dha bakshish, po nuk na sollën shkresa, do i presim me…

Në një kohë kur IKMT iu ka kërkuar që deri të hënën të lirojnë banesat dhe bizneset e Astirit, dy prej banorëve më aktivë të Unazës së Madhe, kanë qenë sot të ftuar në studion e lajmeve të Fax News. Ilir Katiraj dhe Gëzim Sadikaj thanë se punonjësit e IKMT-së nuk iu kanë dorëzuar asnjë shkresë, dhe çdo prishje po bëhet pa një dokument.

“Protesta e banorëve të Astirit është mbështetur fuqimisht nga qytetarët dhe nga opozita shqiptare. Ne arritëm që të zbulonim falsifikimin e dokumenteve, ku një kamarier 23 vjeçar na doli pronar i një firme. Nuk ka pasur asnjë dokument, duan që ti prishin banesat tona në mënyrë që të ndërtojnë aty projektet e oligarkëve. Mbrapa Salillarit gjenden segmente të qeverisë dhe të opozitës shqiptare,.. Janë më shumë se 70 punonjës të Unazës së Re në ndjekje penale, dhe nuk ka asnjë të dyshuar nga ana e qeverisë.

Unë iu kërkoj një shkresë, sa më kap mua projekti, këta më nxjerrin mua një foto satelitore, që nuk e di as kush e ka bërë. Kjo qeveri nuk ikën, sepse opozita është bërë bashkë me të, opozita e la Unazën e Re, Ii intereson pushteti i parasë. Si nuk na erdhi një njeri nga opozita që të na mbështeste, përveç aktorëve të Teatrit Robert Budina dhe Ervin Goci, erdhën sa për foto pastaj. Ne ishim të ngujuar për gjithë natën dhe përfaqësuesit e opozitës erdhën sa për të bërë foto.

Unë do iu jap një rast flagrant, përballë ndërtesës së Flamur Dajçit, që iu prish ndërtesa 5 katëshe, përballë u dha leje ndërtimi 27 metra nga rruga. Ndërtesa e Flamur Dajçit ishte me leje, në mënyrë kategorike asnjë nuk ka marrë lekë, thjesht mashtrohen edhe atyre që iu është premtuar. Ne nuk na paraqiten ted era iu themi që të mos na terrorizojnë fëmijët, ne iu kërkojmë vetëm një shkresë që të kemi mundësi të paraqitemi në Gjykatë dhe në SPAK. Kam shumë respect për çdo polic, dhe njeri të pastër që punon në këtë vend.

Unë kam ikur në 1991 në emigracion, e kam blerë tokën me tapi dhe me letra të rregullta, dhe vjen Edi Rama dhe na shkatërron. Unë ku ta gjej që këro projekte të zhvillohen pranë shtëpisë sime, unë nuk jam kundër ndërtimit të rrugës. Unë jam në process legalizimi, pse ma nise ti mua këtë proces, unë dëmshpërlimin e kam kërkuar të shteti, jo te këta që janë sot në pushtet, se te këta nuk kam besuar kurrë. 

Këtu vjedhin të gjithë bashkë, dhe më pas bëhen sikur zihen. Dua tiu falenderoj juve si Fax Neës që na jeni gjendur pranë çdo ditë në protest për më shumë se një vit, edhe përmes ekranit tuaj dua ti bëj thirrje Sali Berishës që të marrë në dorë fatin e opozitës”, u shpreh Sadikaj.

Ndërkohë Ilir Katiraj, preket nga loti i tretë i Unazës së Madhe në Tiranë, dhe thotë se u skualifikua me pa të drejtë nga procesi i legalizimit. Katiraj shprehet se Gjykata Administrative i ka dhënë atij të drejtë, duke qenë se prej më shumë se 20 vitesh ka qenë pagues i rregullt i taksave, sa kohë që shteti e ka njohur aktivitetin e tij.

“Banesa ime përfshihet në lotin e tretë të Unazës së Madhe, kam qenë i rregullt me taksa e detyrime që në vitin 2000. Duhet të ishte afishuar një projekt, gabimi i parë i shtetit është se ne në 2005 hymë të gjithë në process legalizimi, dhe në tre shtëpi që janë ngjitur, dy mund ti kenë marrë dhe një tjetër jo. Unë nuk kam qenë as i bakshishit dhe as i kafeve, kushëriri im që ka dhënë merr dëmshpërblim.

Që këtu nis diskriminimi, që na bën ne të na shkatërrohen familjet. Jemi mashtruar aq shumë sa nuk ka ku të shkojë më, Edi Rama ka thënë që edhe nëse Enver Hoxha do të nxirrej nga varri shtëpitë tona nuk do të prekeshin. Mua më ka ardhur skualifikimi në fund të Tetorit të 2018, ndërsa mua më kanë skualifikuar. Unë nuk i jam ndarë proceseve gjyqësore, Gjykata Administrative ka dhënë vendimin që unë duhet të marr procesin e legalizimit.

Gjykata ma ka njohur mua të drejtën e pronës, duke u bazuar te të gjitha pagesat që unë kam kryer në atë vend, kam paguar taksa për më shumë se 20 vite. Iu kemi kërkuar një projekt, dhe më thua mua pa asnjë shkresë se duhet të largohem nga shtëpia, nuk e kanë sjellë se të gjithë ata banorë që iu janë prishur më herët banesat kanë hapur gjyqe dhe i kanë fituar”, është shprehur Katiraj.

Ndërkohë që lidhur me atë që do të bëjë të hënën, Sadikaj tha se në rast se nuk i çojnë një shkresë, do të sillet njësoj sikur ti hynte në banesë një hajdut.

“Unë nuk jam marrë ndonjëherë me gjykata, por për këtë rast nuk mund të rri duarkryq, sa kohë që atë pronë e kam bërë me djersë, me shumë vite që kam qendruar në emigracion”, u shpreh Sadikaj.

SHKARKO APP