Opozita false në Parlament paradite voton ligjet e Ramës, pasdite mbledh vota për PS

Deputetët e së ashtuquajturës opozitë parlamentare njihen si patericat e qeverisë “Rama”. Megjithë opozitarizmin fals, publikisht deputetët që morën mandatet që lanë LSI dhe PD, thoshin se do të krijonin pari të reja që do dërrmonin PS në zgjedhje.

Në fakt, ashtu siç japin votat në Kuvend pro çdo ligji të qeverisë, edhe në terren deputetët e së ashtuquajturës opozitë kanë dalë të mbledhin vota për Partinë Socialiste.

Fotot më poshtë tregojnë deputetin Halit Valteri që ka zhvilluar takime elektorale me ministren e PS, Elisa Spiropali.

Për të justifikuar gafën dhe fushatën në mbështetje të PS, Hali Valteri shkruan në Facebook se ministrja Spiropali ka ardhur në Bathore me ftesë të tij. “Sot në Bathore pritem Ministren Spiropali si e deleguar e qeverise për Bashkinë Kamëz. Me ftesën time erdhi për të dëgjuar problemet e kësaj zone. Një bashkëbisedim me banore ku u ngritën një serë shqetësimesh dhe problemesh qe ka komuniteti. Rruga jone është e qartë, t’i kërkojmë llogari çdokujt qe drejton dhe pretendon të qeverisë!”,- thotë deputeti Valteri në Facebook.

Spiropali nuk është e dërguar e qeverisë për Kamzën, por e dërguar e Partisë Socialiste. Ndryshimi mes PS dhe Qeverisë është jo i vogël. Puna e saj si ministre nuk ka lidhje me banorët por me Parlamentin dhe nuk mund të japë llogari për punën e ministrave të tjerë.

Spiropali ka qenë në takim elektoral për të mbledhur vota dhe jo për të dhënë llogari. I vetmi që mund të japë llogari është deputeti Valteri, që pasi hyri në Kuvend me votat e PD, tani punon për të mbledhur vota për PS.

Fakti që PS në Kuvend, paradite i quan këta deputetë “opozitë” dhe pasdite i përdor për të mbledhur vota tregon sesa në hall të madh është Rilindja në këto zgjedhje.

SHKARKO APP