Opozita firmos koalicionin “Aleanca për ndryshim”, në listat e PD edhe Bamir Topi

Placeholder Image

Opozita bashkohet në një koalicion të madh. Lulzim Basha fut në listat e PD, të gjitha partitë e vogla aleate me përjashtim të LSI, me të cilën do të ketë një marrëveshje aleance dhe bashkëpunimi që firmoset më 1 mars. Ne emrat e partive që kanë firmosur është dhe Fryma e Re Demokratike e ish-presidentit, Bamir Topi.

Marrëveshja për krijimin e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca Per Ndryshim”

Sot më datë 23.02.2021, ne, partitë politike të mëposhtme:            

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.  Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj. 

Swiss Digital Mobile Reklama

VENDOSËM QË:  

  1. Të formojmë një Koalicion për të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin të datës 25 Prill 2021.
  1. Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Alenaca per Ndryshim”
  1. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “PD – AN”. Sigla e Koalicionit është PD. Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.
  1. Të autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor. 
  1. Të autorizojmë Z. Ivi Kaso që:
  1. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
  2. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
  3. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin. 
  1. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ. 
  1. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake. 
  1. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.

Partitë e Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë: 

Partia Demokratike, Lulzim BASHA

Partia Republikane, Fatmir MEDIU

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet,Shpëtim IDRIZI

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir SHEHI

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel DULE

Partia Agrare Ambientaliste, Agron DUKA

Partia Demokristiane, Nard Ndoka

Partia Fryma e Re Demokratike, Bamir TOPI

Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Arian STAROVA

Partia Balli Kombëtar Demokrat, Artur ROSHI

Partia Bashkimi Demokrat, Ylber VALTERI

 Partia Mendimi Djathtë Liberal, Mustafa LICI

Partia Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami

 PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE, Dhimitër Muslia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?