Opozita kthehet në Kuvend, Balla: Të votojmë reformën zgjedhore

Pas vendimit të opozitës për t’u kthyer në Kuvend, vjen reagimi nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla përshëndeti vendimin e opozitës.

“Pershendes rikthimin e opozites ne punen normale te Kuvendit. Te votojme sebashku Reformen zgjedhore. Sot e kemi depozituar ne Kuvend duke ditur se ju do te riktheheshit. Ta miratojme sebashku te enjten ose te premten”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike bëri me aleatët. Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?