Opozita largohet nga salla: S’mund të rrimë në një kuvend ku vidhet vota

Opozita ka kërkuar rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nëpërmjet Edmond Spahos dhe pasi iu refuzua kjo kërkesë nga Vasilika Hysi, deputetët e saj u larguan nga salla e Kuvendit. Në emër të grupeve parlamentare opozitare ka folur Edmond Spaho nga PD, i cili tha se votimi i ligjit për teatrin ishte i parregullt, ndaj duhet të përsëritet. Duke qenë se kjo gjë nuk është marrë parasysh, Spaho tha se opozita do të largohet nga seanca pasi nuk mund të qëndrojnë në një Kuvend ku vidhet vota.

“Ne duam të rivotohet ligji për prishjen e teatrit Kombëtar sepse një nga deputetët e maxhorancës kishte votuar edhe për një deputet të opozitës. Dhe kryetari i Kuvendit porosit i që të mblidhej këshilli i votimeve dhe procedurave, i cili u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës që votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer pavarësisht nga pretendimet e palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qenë i parregullt në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës, kërkoj që të rivotohet ligji për teatrin pasi ka qenë i parregullt. Për shkak se ju nuk lejoni që të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste, ne do largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë”, deklaroi Spaho.

Ndërsa Vasilika Hysi u përgjigj shkurt: “Deputetëve të opozitës i urojmë ditë të mbarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?