“Opozita nuk besoj të arrijë të marrë Qeveri Teknike!”
Analisti i njohur Genci Burimi ka thënë sot që nuk shikon një PD të fortë që të ngjall besim dhe të rrëzojë kryeministrin.
“A do arrijë opozita të marrë qeverinë teknike? Nuk e besoj. Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se kjo mazhorancë nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA.
Sot Berisha ka më pak nevojë për Metën se sa kishte më parë. Sot ka logon dhe vulën Meta nga ana tjetër ka nevojë për Berishën dhe sidoqoftë mund të ketë një marrëveshje elektorale, por besoj se këtë herë do jetë e ndarë sipas peshës elektorale. Sot PD nuk ka një program dhe nuk ka emra se cilët mund të jenë persona për të qenë ministra apo kryeministër. PD sot e shoh shumë të okupuar me dosje kritikuese”, tha Burimi mes të tjerash.
Në fakt është pohuar nga shumë analistë që opozita duhet të nxjerrë që në vjeshtë një kandidat të besueshëm për kryeministër. Por Berisha synon të jetë ai kandidati për kryeministër.