Opozita sërish në protestë para bashkisë së Tiranës. Policia merr masat: Bllokohen disa rrugë

Opozita mban protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Policia ka marrë masat dhe paralajmëron se do të bllokohen disa rrugë në qendër të Tiranës.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

SHKARKO APP